Kryetari i Rahovecit takon mbikëqyrësit e regjistrimit të popullsisë
Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka takuar sot mbikëqyrësit e regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave (ReKos 2024), në Komunën e Rahovecit.
Kryetari Latifi ka biseduar për ecurinë e procesit. “…iu kërkova që të punojnë me përkushtim edhe më të madh, pasi jemi në javën e fundit të këtij procesi të rëndësishëm, si dhe u shpreha falënderues për punën dhe angazhimin e deritashëm”, ka shkruar Latifi në Facebook.