
Kryetari i Rahovecit priti nxënësit e përfshirë në projektin për mendimin kritik dhe angazhimin qytetar
Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka pritur të martën në takim përfaqësuesit e “Teach for Kosova” dhe nxënësit e shkollave të mesme “Xhelal Hajda – Toni” dhe “Selajdin Mullabazi – Mici”, të përfshirë në projektin “Promoting Critical Thinking and Active Citizenship Among Youth”, ku përmes një programi jashtëprogramor zhvilluan mendimin kritik, vetëbesimin dhe angazhimin qytetar.
“Mora pyetje interesante, dëgjova ide dhe reflektime të pjekura që dëshmojnë potencialin e tyre për të qenë zë aktiv në shoqëri. Rinia e informuar, e guximshme dhe e angazhuar është shtyllë e fortë për zhvillimin dhe përparimin e vendit”, ka shkruar Latifi në “Facebook”.
