Kryetari i Rahovecit pret në takim nxënësit e klasave të pesta të ShFMU “Isa Boletini”

Kryetari i Rahovecit pret në takim nxënësit e klasave të pesta të ShFMU “Isa Boletini”

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka pritur sotnë sallën e Kuvendit të Komunës, nxënësit e klasave të pesta të ShFMU “Isa Boletini” në Rahovec, të shoqëruar nga drejtori dhe mësimdhënëset e tyre.

“I prita me shumë dashamirësi, e më falën kaq shumë dashuri duke më suprizuar me pyetje të zgjuara e kuptimplotë për rolin tim si kryetar, funksionimin e Kuvendit dhe çështje të tjera që prekin përditshmërinë e tyre. Ishte kënaqësi të ndaja me ta njohuri mbi qeverisjen lokale dhe të shihja sa shumë interes dhe entuziazëm kanë për të mësuar më shumë”.

“Me breza si ky e ardhmja duket më e ndritshme dhe më me ngjyra, dhe ne vazhdojmë të punojmë që këto rrugë t’i bëjmë më të lehta dhe më të arritshme!”, k shkruar Latifi në Facebook.