Kryetari i Rahovecit pret në takim komandantin e KFOR-it italian për Rajonin Perëndim
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka pritur në takim komandantin e KFOR-it italian për Rajonin Perëndim, kolonel Rocco Mundo, me bashkëpunëtorët e tij dhe përfaqësuesit e LMT-së në Rahovec.
Kryetari Latifi e ka uruar Mundon për detyrën e re dhe diskutuan për sigurinë dhe për forcimin e bashkëpunimit, si dhe për përkrahjen në projekte për qytetarët tanë.
“Falënderova kolonelin Mundo për angazhimin në ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit në Kosovë. Komuna e Rahovecit është e hapur për komunikim dhe për bashkëpunim për sigurinë dhe të mirën e përgjithshme”, ka thënë Latifi.