Kryetari i Rahovecit nderon katër heronj në 34-vjetorin e përjetësimit

Kryetari i Rahovecit nderon katër heronj në 34-vjetorin e përjetësimit

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, së bashku me familjarë të dëshmorëve, bashkëpunëtorë, bashkëluftëtarë, miq dhe qytetarë, sot, në 34-vjetorin e përjetësimit, nderuan kujtimin për heronjtë: Nesimi Elshani nga Nagaci, Agron Fetahu nga Celina, Halim Hoti nga Krusha e Madhe dhe Hilmi Krasniqi nga Hoça e Vogël.

“Janarët e përflakur, janë gjurmë të përpjekjeve titanike për luftërat çlirimtare, prandaj nderimi e respekti për ata që qëndruan dhe u flijuan, është dhe do të jetë i përjetshëm. I lavdishëm ishte dhe mbetet misioni dhe ideali i tyre! Qoftë i paharruar 27 janari i vitit 1990! Lavdi dhe nderime për jetë e mot, gjakut të derdhur për liri!”, ka shkruar Latifi në “Facebook”.