Kryetari i Podujevës ndalon mjetet piroteknike në hapësirat publike

Kryetari i Podujevës ndalon mjetet piroteknike në hapësirat publike

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka nxjerrë urdhëresë për ndalimin e mjeteve piroteknike/eksplozivëve në sheshe, rrugë, tregje dhe hapësira tjera publike në territorin e Komunës së Podujevës.

Urdhëresa vlen për periudhën 26 dhjetor 2023 deri më 03 janar 2024.

Personat të cilët veprojnë në kundërshtim me dispozitat e kësaj urdhërese do të gjobiten në përputhje me rregullativën ligjore në fuqi.