Kryetari i OVL-UÇK-së në Pejë: Gërvalla na ka ofenduar shumë, e kemi kursyer për shkak të babait të saj

Kryetari i OVL-UÇK-së në Pejë: Gërvalla na ka ofenduar shumë, e kemi kursyer për shkak të babait të saj

Kryetari i degës së Organizatës së Veteranëve të Luftës në Pejë, Gazmend Syla në emisionin “Frontal” me Arsim Lanin në T7 ka thënë se deklaratat e zëvendëskryeministres Donika Gërvalla-Schwarz i kanë dëgjuar gjatë vitit 1998 në një gjuhë tjetër.

“Këto deklarata i kemi dëgjuar gjatë vitit 1998 veç në një gjuhë tjetër kur na thojke Hajrije Smikerica të ashtuquajturit UÇK, të ashtuquajturit komandanta, jena ndi shumë keq e shumë të fyer. Jemi duke fol nën udhëheqjen e komandantit tonë ku zona e Dukagjinit i ka 920 dëshmor, ka 1650 invalid nën udhëheqjen e këtij burri, ofendim ma të madh për neve nuk ka” ka thënë Syla.

Ai tha se ministren e kanë kursyer shumë për shkak të emrit të babait të saj, heroit Jusuf Gërvalla.

“Nuk presim diçka më mirë prej saj, kjo zonja vet e ka deklaru se që ka ndihmu atë kohë prokurorinë e Tribunalit të Hagës me fakte kundër presidentit Thaçi dhe të tjerëve që gjykohen atje dhe kjo kauzë nëse mund të themi nuk e ka bo veç vet në atë kohë ka qenë me presidenten Vjosa Osmanin, kështu e kanë ndërtuar këta luftën kundër çlirimtareve të Kosovës. Jam i bindur që qytetarët nuk kanë me ia dhanë mundësinë me fol në këtë formë në emër të institucioneve”, ka shtuar Gazmend Syla, transmeton Express.