HomeSportKryetari i Komunës, Faton Peci, viziton KFF Mitrovica

Kryetari i Komunës, Faton Peci, viziton KFF Mitrovica

spot_img

Në prag të ndeshjes së vlefshme për kualifikimet e UEFA Women’s Champions League, kryetari Faton Peci, së bashku me drejtorin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Gazmend Asllani vizituan futbollistet e KFF Mitrovica për t’u shprehur mbështetjen dhe për t’i përgëzuar për sukseset e arritura.

Gjatë vizitës, kryetari Peci vlerësoi përkushtimin dhe rezultatet e klubit, i cili është shpallur shtatë herë kampion i Kosovës, duke theksuar se paraqitja në garat evropiane është dëshmi e punës, disiplinës dhe cilësisë së futbollisteve mitrovicase.

Ai u uroi ekipit suksese në përballjen kundër skuadrës bullgare PFC Ludogorets, duke shprehur besimin se do ta përfaqësojnë denjësisht Mitrovicën dhe Kosovën në këtë garë prestigjioze.

Ndeshja ndërmjet KFF Mitrovica dhe PFC Ludogorets zhvillohet sonte, duke filluar nga ora 20:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të kualifikimeve për fazën e grupeve të UEFA Women’s Champions League.

Komuna e Mitrovicës u uron futbollisteve të KFF Mitrovica suksese dhe një paraqitje sa më të mirë në këtë sfidë të rëndësishme evropiane.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...