Kryetari i Junikut pas ngjarjes tragjike: Micin dhe Fatlindën do t’i kujtojmë si familje shembullore
Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Bjeshkët e Junikut. Dy persona janë gjetur të vdekur brenda një shtëpize. Viktima janë burrë e grua.
Lidhur me rastin tragjik, ka reaguar kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu. Shehu tha se me dhimbje të thellë e ka pranuar këtë lajm.
“Ngushëllime familjes Tofaj dhe familjes Maloku për humbjen e papritur të më të dashurve të tyre”, tha Shehu.
Ai tha se Micin dhe Fatlindën, Juniku do t’i kujtoj përgjithmonë si familje shembullore.
“Mbi të gjitha si persona me virtyte të larta njerëzore por edhe si ndërmarrës të suksesshëm dhe junikas të cilët kanë kontribuar aq shumë për Komunën e Junikut”, tha Shehu.