
Kryetari i Bashkisë së Krumës së Hasit viziton Hardhfest-in
Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka pritur në takim në kuadër të festës HarthFest Miftar Dautaj, kryetar i Bashkisë së Krumës së Hasit, i cili ishte i shoqëruar nga bashkëpunëtoret e tij, Nazlije Laçi, sekretare e përgjithshme dhe Arbërie Rada, shefe e policisë bashkiake.
“Bashkë me këtë delegacion patëm rastin të shijojmë produktet e mrekullueshme të, ka Rahovecit, rakinë dhe verërat e njohura që janë krenaria jonë. I falënderova për vizitën e tyre dhe i urova mirëseardhje në Rahovec për festën e vjeljes së rrushit, Hardhfest 2024!”, ka shkruar Latifi në Facebook.