
Kryetari Faton Peci merr vendim për lirimin e hapësirës publike
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, sot ka marrë vendim për rrënimin dhe lirimin e hapësirës publike te Stacioni i Autobusëve në Mitrovicë.
Ky vendim është pjesë e angazhimit të kryetarit, Faton Peci, për mbrojtjen e interesit publik dhe respektimin e ligjit. “Aksione të tilla do të vazhdojnë deri në lirimin e plotë të të gjitha hapësirave publike të uzurpuara”, është shprehur ai.
Kryetari Faton Peci, u bën thirrje qytetarëve që të mos shfrytëzojnë në mënyrë të kundërligjshme hapësirat publike, pasi çdo shkelje do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.
