HomeAktualeKryesuesi i KPK-së dhe Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, takohen me Presidenten...

Kryesuesi i KPK-së dhe Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, takohen me Presidenten Shiroka-Pula, në fokus reformat në drejtësi

spot_img

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Arian Gashi dhe Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, së bashku me Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Rrustem Thaqi, janë pritur në takim nga Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Justina Shiroka – Pula.

Me këtë rast, Kryesuesi i KPK-së dhe Kryeprokurori i Shtetit uruan znj Shiroka-Pula për zgjedhjen e saj në detyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës. Njëkohësisht, ata e njoftuan atë për zhvillimet në sistemin prokurorial dhe për vështirësitë me të cilat përballen veçanërisht për mungesën e buxhetit të mjaftueshëm dhe sfidat infrastrukturore që ndikojnë në funksionimin e institucioneve të Prokurorit të Shtetit.

Të dy udhëheqësit e sistemit prokurorial, Arian Gashi dhe Zejnullah Gashi, theksuan rëndësinë e mbështetjes institucionale për adresimin e këtyre sfidave, si parakusht për përmbushjen e mandatit kushtetues dhe ligjor të sistemit prokurorial dhe për avancimin e reformave në drejtësi.

Presidentja e Republikës së Kosovës,  Justina Shiroka-Pula, shprehu përkushtimin e saj për të përkrahur reformat në drejtësi dhe për të mbështetur institucionet e drejtësisë në përballimin e sfidave me të cilat ballafaqohen.

Në këtë kontekst, ajo theksoi rëndësinë e adresimit të sfidave buxhetore, të mbështetjes së nevojshme institucionale dhe të avancimit të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.

Në përmbyllje të takimit, të gjithë bashkëbiseduest u pajtuan që ruajtja e pavarësisë institucionale, forcimi i sundimit të ligjit dhe mbështetja e reformave në drejtësi mbeten elemente thelbësore për funksionimin e institucioneve të drejtësisë dhe për përmbushjen e përgjegjësive të tyre në shërbim të qytetarëve.

 

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...