Kryesuesi dhe anëtarët e KQZ-së presin në takim misionin vëzhgues të zgjedhjeve nga BE-ja

Kryesuesi dhe anëtarët e KQZ-së presin në takim misionin vëzhgues të zgjedhjeve nga BE-ja

Një delegacion i Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, të cilët do të vëzhgojnë nga afër zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025, qëndruan të premten në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Fillimisht, delegacioni i MVZ nga BE-ja, i kryesuar nga zëvendësi i këtij misioni, Thomas Boserup, u takuan me kryesuesin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ndërkaq më pas u takuan edhe me anëtarët e KQZ-së, Sami Kurteshi, Ilir Gashi, Alban Krasniqi dhe Ibrahim Selmonaj.