Kryeministrja italiane Meloni shpall kandidaturën për zgjedhjet e BE-së

Kryeministrja italiane Meloni shpall kandidaturën për zgjedhjet e BE-së

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni njoftoi të dielën se do të kandidojë në zgjedhjet evropiane që mbahen në muajin qershor në një përpjekje për të rritur mbështetjen për partinë e saj ‘Vëllezërit e Italisë’, po ajo shtoi se nëse zgjidhet nuk do të marrë detyrën e ligjvënëses evropiane.

Zgjedhjet që mbahen prej 6 deri më 9 qershor për Parlamentin Evropian shihen si një provë kyçe për forcës që gëzon në elektorat koalicioni i saj i djathtë 18 mujor.

“Ne duam të bëjmë në Evropë atë që bëmë në Itali, të krijojmë një shumicë që bashkon forcat e qendrës së djathtë e që do ta çojë të majtën në opozitë”, u tha Meloni mbështetësve në një konferencë partie në qytetin bregdetar të Peskarës, nga ku dhe nisi fushatën.