Kryeministri që i duhet Kosovës është Bedri Hamza

Kryeministri që i duhet Kosovës është Bedri Hamza

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se Kosovës i duhet një kryeministër, i cili, në fund të mandatit i liston të arriturat në fushën e arsimit, jo një kryeministër që mundohet t’i arsyetojë ministrat nga përfshirja e gjithanshme në skandale.

“…megjithëse Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mund ta nxjerrë dikush nga skandalet. Prandaj, s’ka dyshim që Kosova mundet #MaMirë dhe #MaMirë do ta bëjë edhe fushën e arsimit, kryeministri që i duhet Kosovës, Bedri Hamza”, ka shkruar në Facebook Tahiri.