Kryeministri poston foto me bashkëshorten nga Parisi

Kryeministri poston foto me bashkëshorten nga Parisi

Kryeministri i vendit, Albin Kurti po qëndron në një vizitë në Francë, në mbështetje të sportistëve kosovarë në Lojërat Olimpike 2024.

“Sena është Skena. Parisi është Qyteti. Historia është Lum. Bota po ashtu. E sporti bëhet kulturë që bëhet art. Duke spikatur të përbashkëtën e shteteve e popujve dhe duke u bërë bashkë në këtë kryeqytet kulturor e historik, afirmojmë universalen, jo thjesht përtej partikulares, por pikërisht edhe nëpërmjet saj. Nga artistë të rinj të shquar, vepra klasike e moderne me koreografi të gjerë dhe dinamike, na u pushtuan shqisat mbrëmë në ceremoninë e hapjes për pesë orë rresht. Lojërat Olimpike Paris 2024 që vazhdojnë si gara sportive elitare, nisën si festë e bukur popullore”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.