Kryemadhi komenton arrestimin e ish-presidentit: E rrëmbyen si kriminel

Kryemadhi komenton arrestimin e ish-presidentit: E rrëmbyen si kriminel

Deputetja Monika kryemadhi nuk i kurseu kritikat ndaj policisë, e cila arrestoi ish-presidentin Ilir Meta.

Kryemadhi u shpreh se “nuk ka argument që mund t’ia mbyllin gojën Ilir Metës”, teksa nuk kurseu as ofendimet për personat që e arrestuan.

Kryemadhi: Patjetër, do e respektoj masën (detyrim paraqitjeje). Kjo është edhe drejtësia e kastruar e Edi Ramës. Beteja nuk është te forca, por te argumenti. A ka qeveria argument për incenaratorin e Tiranës, po ndërtimi pa leje i hektarëve dhe kamionëve me dhera me miliona euro? Po pallatet ku pastrohen parat  e drogës nga Spanja, Dubai etj.? Çfarë bën SPAK-u? Bashkon SPAK-u dosjen e CEZ-DIA në 5 vjet!

S’kanë argument dhe hajt t’i mbyllin gojën Ilir Metës, e ta fusin brenda, me një rrëmbim kriminal, siç bënë bandat e Shijakut dhe Durrësit. Njerëz dy metra të gjatë, me kapuç dhe kallash, e kë do kapnin?

Ilir Meta nuk është kriminel. Kur e kanë kërkuar Ilir Metën e s’u ka vajtur. Kur i kanë thënë Ilirit të shkojë dhe nuk ka shkuar. Kur u ka thënë Ilir Meta jo atyre? Kush është Ilir Meta që e tërheqin ashtu? Na del edhe një motërfucker atje, që e godet në kokë! Kush është policia e Neritan Nallbatit që na bëka aksion?!

Policia e grupit të Shijakut, e vezëve dhe miellit, që kontrollon portin e Durrësit dhe Policinë e Shtetit? Tentova unë të hap gojën për inceneratorin e Tiranës dhe s’u bë asgjë, vazhdojnë paratë e paguhen, mediat paguhen dhe s’bëhet asgjë.