
KRU Prishtina: Tri qytete dhe një pjesë e Prishtinës mbesin pa ujë, shkak punimet në “Ibër Lepenc”
Në fabrikën “Shkabaj” prej të cilës furnizohen me ujë të pijshëm Fushë Kosova, Obiliqi, Drenasi dhe lagjja “Kalabria” në Prishtinë, do të ndërpritet furnizimi me ujë.
Kjo pasi sipas Kompanisë Rajonale Ujësjellësi “Prishtina”, punimet teknike në kanalin e Ibër Lepencit kanë shkaktuar nivel të lartë të turbullirave, nivel ky që e bënë të pamundur trajtimin e ujit për pije.
Sipas njoftimit, furnizimi me ujë në lagjet tjera të Prishtinës do të ketë ndikimi minimal.