KRU “Mitrovica”: Vazhdon identifikimi i keqpërdoruesve të ujit të pijes
Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka bërë të ditur se është duke vazhduar identifikimi i keqpërdoruesve të ujit të pijes.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se ekipet e kontrollit janë duke punuar 24/7 dhe inspektimet në teren do të vazhdojnë me ritëm të njëjtë të punës.
“Ekipet e kontrollit dhe shkyçjes që në orët e hershme të mëngjesit të sotëm kanë identifikuar keqpërdorime në rrjetin e ujësjellësit. Ndaj keqpërdoruesve do të iniciohen procedura për kallëzime penale”, thuhet në njoftim.