
KRU “GJAKOVA” nis faturimin mobil -FOTO
Kompania Rajonale e Ujësjellësit Gjakova njofton konsumatorët se nga data 01.02.2024 kanë filluar me faturimin mobil, me anë të së cilit faturat u dorëzohen në vend konsumatorëve.
“Me faturimin digjital, faturimi në teren nga lexuesit e KRU “Gjakova” do të jetë në kohë reale, po ashtu dhe saktësia e leximit. Gjithashtu ju njoftojmë se ka ndryshuar dhe forma e faturës duke mare parasysh politikat mjedisore, ekonomike dhe përshtatjen për konsumatorin”, bëhet e ditur në postimin e kompanisë në Facebook.