Kroacia dërgon në Kosovë ushtarë nga komponenti i aviacionit

Kroacia dërgon në Kosovë ushtarë nga komponenti i aviacionit

Komponenti i dytë i aviacionit i kontingjentit të 40-të kroat (HRVCON) është nisur nga kazerma “Knez Trpimir” nga Divula në operacionin e NATO-s për mbështetjen e paqes në Republikën e Kosovës.

Komandanti i komponentit të aviacionit është majori Elvis Mishiq, kapiten helikopteri në skuadrën e 395-të të helikopterëve të transportit të Forcave Ajrore Kroate, ka njoftuar ministria kroate e Mbrojtjes, raporton Klankosova.tv.

Majori Mishiq, për të cilin ky është udhëtimi i tij i gjashtë në operacionin e KFOR-it, para nisjes tha se “pjesëtarët e komponentit të aviacionit janë të përgatitur mirë dhe të gatshëm për të kryer të gjitha detyrat dhe se do të përfaqësojnë me profesionalizëm dhe nderim ushtrinë kroate dhe vendin kroat”.

Detyra kryesore e kontingjentit kroat në KFOR, i cili është i dislokuar në zonën e aeroportit të Sllatinës në Prishtinë, është transporti i forcave të KFOR-it, mallrave dhe personave VIP. /Klankosova.tv