Krijimi i institucioneve, Veton Berisha: Jam i gatshëm të votoj për të mirën e Kosovës

Krijimi i institucioneve, Veton Berisha: Jam i gatshëm të votoj për të mirën e Kosovës

Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, ka dalë me një deklaratë për formimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Berisha ka thënë se nuk është për bllokimin e proceseve, por se mbështetja e tij “nuk është nënshtrim” e “heshtje përballë mangësive”.

“Unë, si kryetar i Partisë Liberale Egjiptiane, kam qenë i qartë në deklarimet e mia: Jam i gatshëm ta votoj për të mirën e Kosovës, komunitetit tim Egjiptian dhe të gjithë qytetarët pa dallim! Nuk jam për bllokimin e proceseve që i shërbejnë qytetarëve, stabilitetit të vendit dhe zhvillimit institucional. Mbështetja ime nuk është nënshtrim, nuk është heshtje përballë mangësive. Është qëndrim i pjekur politik që i vë interesat e qytetarëve mbi kalkulimet e ngushta të partive. Kemi nevojë për një klimë bashkëpunimi, jo për një kulturë përçarjeje. Për hapa përpara, jo për rrënim të njëri-tjetrit”, ka shkruar Berisha në “Facebook”.