Poste mund t’u premtohen goxha, por sytë i kanë kah një karrige. Lidhja Demokratike synon që të mos e lë t’i ikë prej duarve pozita e presidentit.
Një marrëveshje me Vetëvendosjen, ku shef shteti bëhet dikush prej këtij subjekti, përkrahet edhe nga deputetët, që për tjera alternativa nuk kanë besim tek Albin Kurti.
Megjithatë, ndarjen mes pozitave me Vetëvendosjen, e duan të harmonizuar.
Në takimin e deputetëve të partisë së tretë, një ditë para seancës konstituive, u tha se synimi është shmangia e domosdoshme e zgjedhjeve të reja,. raporton Klan Kosova.

