Kreu i Shtetit të Antigua dhe Barbudas arrin në Kosovë

Kreu i Shtetit të Antigua dhe Barbudas arrin në Kosovë

Me ftesë të presidentes Vjosa Osmani, në Kosovë arrin kreu i Shtetit të Antigua dhe Barbudas, Guvernatori i Përgjithshëm Sir Rodney Williams dhe Zonja e Parë Lady Sandra Williams.

Guvernatori i Përgjithshëm do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës si dhe do të jetë pjesëmarrës i Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i organizuar nën udhëheqjen e Presidentes Osmani.