HomeAktualeKreshnik Smajlaj zgjedhet kryetar i AAK-së në Prishtinë

Kreshnik Smajlaj zgjedhet kryetar i AAK-së në Prishtinë

spot_img

Kreshnik Smajlaj, është zgjedhur kryetar i degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Prishtinë.

Kjo u bë e ditur nga Ramush Haradinaj.

Haradinaj tha se kryeqyteti ka një rëndësi të veçantë për Aleancën.

“Prishtina është qendra ku matet vizioni për zhvillimin dhe energjia e ndryshimit që i duhet Kosovës. Prandaj, gjatë qeverisjes së Aleancës, kryeqytetit i ofruam mbështetje konkrete dhe vëmendjen që meriton një kryeqytet evropian”, tha Haradinaj.

“Sot, në Kuvendin Zgjedhor të Aleancës në Prishtinë, ishte kënaqësi që bashkë me kryetarin Ardian Gjini të shohim mobilizimin dhe energjinë e strukturave tona. Urime Kreshnik Smajlajt për zgjedhjen Kryetar i Degës së Aleancës në Prishtinë. Si njëri ndër kandidatët më të votuar të Aleancës në zgjedhjet e fundit komunale, ai përfaqëson një gjeneratë të re politikani, kreativ, të përkushtuar dhe i dëshmuar edhe si sipërmarrës i suksesshëm në kryeqytet”, shtoi ai.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...