
“Krenar me ty, suksese në këtë kapitull”, Partizani uron Taren për kalimin te Milani
Igli Tare arriti marrëveshje me Milanin dhe shumë shpejt do të nisë nga puna për sezonin e ri. Kuqezinjtë i kanë besuar rolin e drejtorit sportiv, me Taren që e pret një punë e madhe në Milano.
Ndërkohë, klubi i Partizanit, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka uruar Taren për detyrën e re.
Postimi:
Klubi i Futbollit Partizani uron Igli Taren për detyrën e rëndësishme që ka marë sot si Drejtor Sportiv i Milanit. Ish-futbollisti i Partizanit do të drejtojë një prej klubeve më të mëdha jo vetëm në Itali, por edhe në gjjthë Evropën duke bërë krenarë gjithë shqiptarët dhe veçanërisht tifozët e kuq të Partizanit, klubit nga akademia e të cilit ka dalë si futbollist dhe që ka veshur fanellën e ekipit te parë në vitet 1993-1994. Një arritje madhështore për një figurë të shquar të futbollit shqiptar. Suksese në këtë kapitull të ri – jemi krenarë për ty!
#sukseseiglitare #pmtp