Krasniqi takon Szunyogin: Qytetarët po vuajnë pasojat e sanksioneve të vendosura nga BE-ja
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka pritur të mërkurën në takim shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend dhe perspektivën evropiane të Kosovës.
“Ambasadorit Szunyog, ia ritheksova se qytetarët e Kosovës po vuajnë pasojat e sanksioneve të vendosura nga Bashkimi Evropian, për shkak të papërgjegjësisë dhe paaftësisë së Qeverisë Kurti, e cila po vazhdon të marrë vendime të pamatura dhe po tenton të cenoj pavarësinë e institucioneve më të larta juridike dhe ekonomike në vend”, ka thënë Krasniqi pas takimit, duke shtuar se PDK-ja si parti shtetformuese dhe shtetndërtuese, dhe si lidere e opozitës do të vazhdojë të luajë rol konstruktiv në mirëmbajtjen dhe avancimin e raporteve të mira me aleatët ndërkombëtarë të Kosovës.