Krasniqi: Nuk futemi në pazare me Vetëvendosjen
Deputetja e LDK-së Rrezarta Krasniqi, vlerëson se kryeministri Albin Kurti është i pari që dështon në arenën ndërkombëtare.
Krasniqi, mes tjerash ka thënë se LDK-ja nuk futet në “pazare me Vetëvendosjen”.
“Është kryeministri, është partia e parë që dështon në arenën ndërkombëtare, prej liberalizimit të vizave, ju nuk keni votuar as marrëveshjen e Stabilizim Asociimit”, u shpreh Krasniqi.
“Ai (Kurti) duhet të japë dorëheqje, sepse nuk ka bërë asnjë punë. Nuk e ka dërguar ftesën për zgjedhje, marrëveshjet ndërkombëtare o kemi votuar. Ne jemi Lidhja Demokratike e Kosovës, marrëveshjet ndërkombëtare në komision, i kam përkrahur”.
“Nuk e kemi kushtëzuar votën tonë, bëjeni këtë, po i votojmë marrëveshjet ndërkombëtare, Lidhja Demokratike nuk futet në pazare mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe PDK-së”.