Krasniqi në Parlamentin hungarez: Kosova ka nevojë urgjente për heqjen e masave nga BE-ja

Krasniqi në Parlamentin hungarez: Kosova ka nevojë urgjente për heqjen e masave nga BE-ja

Deputetja Rrezarta Krasniqi ka bërë të ditur se gjatë këtyre ditëve ka marrë pjesë në konferencën e COSAC-ut që përfshinë dimensionin parlamentar të 27 shteteve anëtare të BE-së, përkatësisht pjesëmarrjen e parlamenteve kombëtare të tyre, nën udhëheqjen e Presidencës hungareze të Këshillit të Bashkimit Evropian në kuadër të gjashtëmujorit të dytë të këtij viti.

Në Facebook, ajo në Budapest ka thënë se Kosova i është nënshtruar masave të BE-së për gati një vit pas një agresioni terrorist serb në veri të Kosovës, ndërsa terroristët përgjegjës për vrasjen e një polici të Kosovës mbeten ende të lirë në Serbi.

“Prandaj, duhet të shtohet presioni ndaj Serbisë që të ekstradojë terroristët dhe të rifillojë dialogun me Kosovën për normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore. BE-ja së fundmi mori një vendim të dëmshëm për Kosovën dhe qytetarët e saj duke lejuar lëvizjen brenda zonës Shengen me dokumente të lëshuara nga strukturat paralele serbe në Kosovë. Ky vendim bie ndesh me progresin që ka arritur Kosova gjatë shumë viteve dhe ndikon në shpërbërjen e serbëve në Kosovë”, ka thënë Krasniqi.

Më tej,a jo ka sjhtuar se si asnjëherë më parë, “Kosova ka nevojë urgjente për heqjen e masave të vendosura nga Bashkimi Evropian dhe fillimi i dialogut që duhet ta ketë njohjen reciproke si pjesë të marrëveshjes përfundimtare”.