Krasniqi mbledh anëtarët e Këshillit Politik të PDK-së

Krasniqi mbledh anëtarët e Këshillit Politik të PDK-së

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka mbajtur sot mbledhje me anëtarët e Këshillit Politik të Partisë Demokratike të Kosovës, me theks të veçantë folën për zhvillimet politike në vend dhe vendimet e fundit të Këshillit Drejtues të PDK-së.

“Prioritet i PDK-së është mobilizimi i të gjitha strukturave partiake për zgjedhjet parlamentare, të cilat është e domosdoshme të mbahen sa më parë, për t’i dhënë fund keqqeverisjes e për ta rikthyer besimin e qytetarëve dhe për t’i dhënë vendit një Qeveri të re që e rikthen Kosovën në binarët e zhvillimit, integrimit dhe perspektivës për të gjithë”, ka pohuar Krasniqi.

Ai ka potencuar se PDK do të vazhdojë të përcjellë zhvillimet e ardhshme me vëmendje të plotë dhe karshi tyre do të shfrytëzojë të gjitha mjetet demokratike në dispozicion, që të ruaj interesin e shtetit dhe të qytetarëve të Kosovës.

“Anëtarët e Këshillit Politik i falënderova për punën dhe angazhimin e tyre me shumë sfida gjatë gjithë procesit të shtetndërtimit, ndërsa në këtë vigjilje, ua urova edhe festën e pavarësisë së Republikës së Kosovës”, ka theksuar Krasniqi.