Krasniqi: Kosova, ndër vendet që mund të dalë në ballë inovacionit digjital
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi foli rreth teknologjisë së re, inovacionin digjital dhe rolin e blockchain dhe kriptovalutave në të ardhmen tonë, në konferencën “BlockTalk Prishtina”, e para e këtij lloji e organizuar nga komuniteti Crypto Albanians.
Ai po ashtu është shprehur se ka besuar shumë se Kosova mundet dhe duhet të jetë ndër vendet që dalin në ballë të inovacionit digjital në rajon, duke utilizuar potencialin e madh të rinisë dhe përvojën tashmë ekzistuese në këto fusha.
“Konferenca si kjo, janë platforma të shkëlqyera diskutimi dhe vetëdijesimi, pasi që potenciali i teknologjive të reja digjitale e financiare për të ndryshuar paradigmat ekzistuese dhe për të transformuar të ardhmen tonë është jashtëzakonisht i madh”, shkroi në Facebook Krasniqi.