Krasniqi: Kosova duhet ta ndjek linjën e ShBA-së dhe të BE-së për një Ballkan stabil
Profesori universitar, Milazim Krasniqi, përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se Serbia është peng i politikave të veta me pretendime joreale, tenton që ta kthejë mbrapa rrotën e historisë.
“ShBA e BE po mundohen ta largojnë sa më shumë nga Rusia, sepse në atë rast edhe problemi me Kosovën e me Bosnjën zgjidhet më lehtë. Kosova duhet ta ndjek linjën e ShBA-së dhe të BE-së për një Ballkan stabil dhe për një Serbi të shkëputur nga influenca ruse. Sigurisht edhe pa Vuçiqin në pushtet”, ka shkruar Krasniqi.