KQZ vazhdon programin e trajnimit për trupat zgjedhore

KQZ vazhdon programin e trajnimit për trupat zgjedhore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me programin e trajnimit treditor për trajnerët që do të angazhohen nëpër komuna në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës.

Programi i trajnimit është i fokusuar në detyrat dhe përgjegjësitë ligjore të personelit të angazhuar gjatë fazave të ndryshme të procesit zgjedhor.