KQZ: Shorti për renditjen e subjekteve politike tërhiqet të hënën

KQZ: Shorti për renditjen e subjekteve politike tërhiqet të hënën

Shorti për renditjen e subjekteve politike të certifikuara për zgjedhjet e 9 shkurtit do të tërhiqet , nesër (e hënë), raporton Ekonomia Online.

Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka thënë për Ekonomia Online se shorti për renditjen do të tërhiqet nesër, duke filluar nga ora 11:00.

“Ju njoftoj se shorti për renditjen e subjekteve politike të certifikuara për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, do të mbahet ditën e hënë, më 6 janar 2025, duke filluar prej orës 11:00”, tha ai.