HomeAktualeKQZ përmbyllë vlerësimin e pakove të supozuara me fletëvotime nga votimi me...

KQZ përmbyllë vlerësimin e pakove të supozuara me fletëvotime nga votimi me postë

spot_img

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është përmbyllur procesi i vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotims nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht nga votimi përmes postës.

Nga fillimi i këtij procesi të martën (9 qershor, ora 16:00) dhe deri në përfundim të tij, të dielën (14 qershor 2026, ora 17:00) në procesin e vlerësimit janë përfshirë 85,790 pako, prej të cilave janë aporvuar 82,809, ndërkaq janë refuzuar 2,981.

Arsyeja më e shprehur se përse janë refuzuar këto pako është sepse në 2,552 raste mungon dëftesa e regjistrimit, një dokument me të dhëna unike, që votuesi i regjistruar e pranon nga KQZ. Po ashtu, arsyet e tjera, më pak të shprehura, lidhen me rastet kur në një pako janë përfshirë më shumë se një fletëvotim ose më shumë se një person (322), kur votuesi ka dërguar pakon nga një shtet tjetër nga ai ku ishte regjistruar për votim (23), kur në pako është gjetur vetëm dëftesa e regjistrimit pa fletëvotim (32), kur ka munguar pulla apo vula postare (5), si dhe me kur fletëvotimi është shtypur (1). Sipas të dhënave të KQZ-së, janë evidentuar edhe zarfe të dërguara gabimisht (46).

Gjatë ditës së hënë, më 8 qershor, është përmbyllur procesi i tërheqjes së pakove me fletëvotime që i takojnë votimit jashtë Kosovës, përkatësisht votimit përmes postës. Tërheqja e pakove me fletëvotime ëshë bërë nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete të ndryshme si dhe nga kutia postare e KQZ-së në Kosovë. Nga 23 kuti postare, janë tërhequr më 85,790 pako të supozuara me fletëvotime, të cilat janë vlerësuar, me qëllim që të vërtetohet nëse janë dërguar nga votuesit e regjistruar për të votuar përmes postës.

Votimi përmes postës ka filluar më 21 maj dhe është përmbyllur më 6 qershor. Numri i shtetasve të Kosovës të regjistruar për votim përmes postës në këto zgjedhje ishte rreth 105 mijë.

Ndërkaq, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi përmes postës. Ky proces ka filluar të premtën në mbrëmje (12 qershor) me numërimin e fletëvotimeve të para që i takojnë këtij lloj votimi.

Deri më tani (e diel, 14 qershor 2026, ora 18:00) janë numëruar 60 kuti votimi, në të cilat janë vendosur zarfet me fletëvotime pas aprovimit të tyre nga shërbimi votues i KQZ-së.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...