KQZ njofton: 11 dhjetori, afati i fundit për certifikimin e subjekteve politike

KQZ njofton: 11 dhjetori, afati i fundit për certifikimin e subjekteve politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën të ditur se deri më 11 dhjetor 2024, në orën 16:00, subjektet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur) kanë afat të dorëzojnë aplikimin e tyre për certifikim dhe listën me emrat e kandidatëve për deputetë për Zgjedhjet për Kvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Me qëllim të lehtësimit të procesit të aplikimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka funksionalizuar platformën elektronike https://certifikimi.kqz-ks.org/ e cila do t’iu shërbejë subjekteve politike për të paraqitur aplikimin e tyre online për certifikim dhe të listës së kandidatëve për deputetë për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës.

”Të gjitha partive politike të regjistruara aktualisht në Republikën e Kosovës dhe koalicioneve të deklaruara, KQZ, përmes Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) iu ka krijuar dhe dërguar ‘userët’, përmes të cilëve mund të qasen në platformë dhe të ngarkojnë aplikimin për certifikim dhe listën e kandidatëve për deputetë.

Gjithashtu, KQZ, përmes Zyrës, do të krijojë ‘userët’ edhe për të gjitha subjektet politike (iniciativat dhe kandidatët e pauarur) që kërkojnë të aplikojnë për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje”.

Tutje KQZ thotë se me qëllim që subjekteve politike (partive politike, koalicioneve, nismave qytetare dhe kandidatëve të pavarur) t’iu ndihmohet në përdorimin e platformës, nëse kanë nevojë, Zyra ka vënë në dispozicion dy tavolina ndihmëse dhe këtë numër kontakti 038 200 81 010, i qasshëm nga ora 08:00 deri në orën 16:00.