
KQZ mblidhet për të shpallur rezultatet përfundimtare të balotazhit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mblidhet për të mbajtur mbledhjen e radhës.
Në rendin e ditës parashihet që KQZ të diskutojë rreth certifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 12 tetor, si dhe do të shpallin rezultatet e balotazhit që u mbajt më 9 nëntor, transmeton Klankosova.tv.
Po në rend dite parashihet të shqyrtohen dhe miratohen analiza e votave me asistencë për zgjedhjet lokale.
Kjo mbledhje është paraparë të nisë me fillim nga ora 15:00.
