HomeAktualeKQZ mbikëqyrë shtypjen e fletëvotimeve, thotë se përmbajnë elemente të avancuara të...

KQZ mbikëqyrë shtypjen e fletëvotimeve, thotë se përmbajnë elemente të avancuara të sigurisë

spot_img

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke vazhduar shtypja e fletëvotimeve të cilat do të përdoren për votim në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Sipas KQZ-së, shtypja e fletëvotimeve po realizohet në shtypshkronjën e dokumenteve me siguri të lartë, “Cetis”, në Celje të Sllovenisë.

Në njoftim thuhet se fletëvotimet përmbajnë elemente të avancuara të sigurisë, të cilat garantojnë autenticitetin dhe mbrojtjen e tyre nga kopjimi apo falsifikimi, në përputhje me standardet e përcaktuara nga KQZ.

“Shtypja e fletëvotimeve është mbikëqyrur nga ekipe të anëtarëve të KQZ-së, të cilët kanë përcjellë nga afër të gjitha fazat e këtij procesi.”, thuhet në njoftim.

Në përgjithësi, sipas vendimit të KQZ-së për zgjedhjet e parakohshme për Kuvedin e Kosovës, janë planifikuar të shtypen 1,778,300 fletëvotime, prej të cilave 1,605,000 për votimin në vendvotime të rregullta; 19,450 për votimin me kusht; 13,500 fletëvotime rezervë, 3,500 për votimin e personave me nevoja të veçanta; 108,000 për votimin me postë; dhe 28,850 për votimin në përfaqësi diplomatike.

Lajmet e Fundit

Dehari thërret seancën e Kuvendit më 9 shtator

Kryesuesi i Seancës Konstitutive të Kuvendit, Avni Dehari, ka njoftuar se vazhdimi i seancës...

FC Malisheva zyrtarizon transferimin e Rimal Haxhiut

FC Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e Rimal Haxhiut, i cili është bërë pjesë e...

Gjini: Suksesi në “Taranto 2026”, motivim i madh para Lojërave Mesdhetare 2030 që mbahen në Kosovë

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka përgëzuar sportistët kosovarë për suksesin e arritur në...

Prokuroria dorëzon aktakuzë për 35 persona për vrasjen e civilëve në lagjen e Jasharëve në Prekaz

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë aktakuzë në mungesë...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...