HomeAktualeKQZ: Mbi 85% e votuesve jashtë Kosovës pranojnë pakot me fletëvotim

KQZ: Mbi 85% e votuesve jashtë Kosovës pranojnë pakot me fletëvotim

spot_img

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se brenda tri ditëve ka arritur t’ua dërgojë pakot me fletëvotim mbi 85% të votuesve të regjistruar për votim përmes postës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë për Klankosova.tv se nga rreth 105 mijë votues të regjistruar, mbi 90 mijë prej tyre kanë pranuar në adresat e tyre pakon me fletëvotim dhe materialet përcjellëse.

Sipas tij, procesi i votimit jashtë Kosovës ka nisur më 21 maj dhe do të përfundojë më 6 qershor 2026.

Ai ka sqaruar se para fillimit të procesit, KQZ përmes operatorit ekonomik ka dërguar rreth 105 mijë pako individuale për votuesit e regjistruar.

Elezi ka theksuar se vetëm gjatë tri ditëve të para (21–23 maj), janë shpërndarë mbi 90 mijë pako që përmbajnë fletëvotimin, udhëzuesin për votim, zarfin e fshehtësisë dhe zarfin kthyes.

Sipas udhëzimeve të KQZ-së, secili votues, pasi të pranojë pakon me fletëvotim, udhëzohet të ndjekë hapat për votim si në vijim:

Plotësoni fletëvotimin; fletëvotimin e plotësuar vendoseni në zarfin e fshehtësisë;  zarfin e fshehtësisë me fletëvotimin brenda dhe dëftesën e regjistrimit vendoseni në zarfin kthyes;  mbi zarfin kthyes shënoni adresën e kutisë postare;  vendoseni pullën postare (nëse aplikohet në shtetin ku jetoni) dhe dërgojeni zarfin në postë.

KQZ ka ftuar votuesit për vëmendje që zarfi duhet të arrijë në kutinë postare të vendit përkatës më së largu deri më 6 qershor 2026.

Sipas KQZ-së, numri i votuesve të regjistruar për votim jashtë Kosovës është 132,212 votues, prej të cilëve 100,970 janë regjistruar për të dërguar fletëvotimin në kutinë postare jashtë Kosovës, 3,518 për të dërguar fletëvotimin në kutinë postare në Kosovë dhe 27,724 për të votuar fizikisht në përfaqësi diplomatike.

Sipas të dhënave nga kjo listë, numri i shtetasve të Kosovës me të drejtë vote në këtë proces zgjedhor është 2,092,174 votues.

Kjo listë përmban 15,884 votues më shumë se në zgjedhjet e parakohshme për Kuvend, të cilat u mbajtën më 28 dhjetor 2025.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...