HomeAktualeKQZ mban programin trajnues për mbi 200 anëtarë të 38 Komisioneve Komunale...

KQZ mban programin trajnues për mbi 200 anëtarë të 38 Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve

spot_img

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar aktivitetet për përgatitjen e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026.

Në kuadër të këtyre përgatitjeve, për dy ditë radhazi, KQZ ka zhvilluar programin e trajnimit për mbi 200 anëtarë të 38 Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve.

Ky program trajnimi, i cili organizohet në çdo proces zgjedhor, synon informimin dhe përgatitjen e anëtarëve të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve lidhur me përgjegjësitë, detyrat dhe obligimet e tyre ligjore gjatë ushtrimit të mandatit në kuadër të procesit zgjedhor.

Gjithashtu, zhvillimi i këtij programi trajnues synon arritjen e disa objektivave, disa prej të cilave janë:
* ofrimi i njohurive për anëtarët e KKZ-ve për Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, më konkretisht për përgjegjësitë e tyre gjatë mandatit për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës;
* pajisja me njohuri të hollësishme dhe të detajuara lidhur me të drejtat dhe përgjegjësitë në menaxhimin e operacioneve zgjedhore në komunat ku do të veprojnë;
* informacione për aktivitetet që lidhen me trajnimin, votimin dhe numërimin në Vendvotime, si dhe për procesin e numërimit në Qendrën Komunale të Numërimit (QKN) dhe Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), përfshirë përdorimin e platformës digjitale për futjen e të dhënave.

Gjatë ushtrimit të mandatit të tyre, anëtarët e KKZ-ve kanë përgjegjësi të rëndësishme në menaxhimin dhe administrimin e aktiviteteve zgjedhore në komunat përkatëse, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Ndryshe, më 8 maj, KQZ ka emëruar mbi 200 anëtarë të 38 Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve.

Sipas Ligjit Nr. 08/L-288 për Zgjedhjet e Përgjithshme, KKZ administron zgjedhjet brenda komunës përkatëse, nën mbikëqyrjen eksklusive dhe udhëzimet e KQZ-së, duke garantuar ligjshmëri, legjitimitet dhe efikasitet të procesit zgjedhor. Mandati i anëtarëve të KKZ-ve fillon pas emërimit të tyre nga KQZ dhe përfundon 15 ditë pas certifikimit të rezultateve përfundimtare.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...