KQZ-ja ia heq Belerit mandatin, Begaj shpall zgjedhjet në Himarë

KQZ-ja ia heq Belerit mandatin, Begaj shpall zgjedhjet në Himarë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka caktuar 4 gushtin si datën për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetarin e ri në bashkinë e Himarës.

Caktimi i datës së zgjedhjeve u bë disa orë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Shqipërisë (KQZ) njoftoi më 5 korrik se ia ka hequr Alfred Belerit mandatin e kryetarit të zgjedhur të Himarës, pasi Gjykata e Apelit e mbajti në fuqi dënimin e tij me burgim muajin e kaluar.

“Jemi në kushtet e humbjes së mandatit të kryetarit të Bashkisë Himarë, dhe e shpallim të pavlefshëm këtë mandat”, tha të premten Ilirjan Celibashi, kreu i KQZ-së.

Beleri, me shtetësi shqiptare dhe greke, i fitoi zgjedhjet e majit 2023 si kandidat i opozitës për kryetar të Bashkisë së Himarës – qytet i banuar edhe me popullsi greke në jug të Shqipërisë.