HomeAktualeKQZ-ja akrediton grupin e dytë me 15,782 vëzhgues për zgjedhjet e 7...

KQZ-ja akrediton grupin e dytë me 15,782 vëzhgues për zgjedhjet e 7 qershorit

spot_img

Komisioni Qendror i zgjedhjeve ka mbajtur të martën mbledhjen e 60, në të cilën mori vendim për akreditimin e grupit të dytë me 15,782 vëzhgues për vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor.

Vëzhguesit e akredituar përfaqësojnë 15 subjekte politike; 8 OJQ vendore; 3 organizata ndërkombëtare; 26 media vendore; 16 media ndërkombëtare; 4 përfaqësi diplomatike.

Në mbledhjen e kaluar, KQZ-ja akreditoi grupin e parë me 761 vëzhgues, të cilët përfaqësojnë 5 OJQ vendore; 1 organizatë ndërkombëtare; 13 media vendore; 7 media ndërkombëtare; 2 përfaqësi diplomatike dhe 1 institucion vendor.

Pas vendimeve nga mbledhja e 60 e KQZ-së, numri i përgjithshëm i vëzhguesve të akredituar për vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026, është 16,543 vëzhgues.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...