
KQZ do t’i certifikojë sot rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do t’i certifikojë rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit, të enjten.
Kjo do të ndodh pas më shumë se një muaji e gjysmë të një procesi të tejzgjatur të numërimit.
KQZ-ja me fillim nga ora 16:00, do ta mbajë mbledhjen e radhës.
Po ashtu në rendin e ditës, është zëvendësimi i të zgjedhurve që kanë hequr dorë nga pozita e deputetit, si dhe certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura me 9 shkurt.