HomeAktualeKQZ diskuton për sfidat e zgjedhjeve të vitit 2025 dhe zgjedhjet e...

KQZ diskuton për sfidat e zgjedhjeve të vitit 2025 dhe zgjedhjet e ardhshme

spot_img

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizoi punëtori me Zyrtarët Ekzekutiv të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve (ZEKKZ), për të diskutuar për çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me proceset zgjedhore qendrore dhe lokale të mbajtura në vitin 2025.

Gjithashtu, në këtë punëtori të organizuar me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë, pashmangshëm u diskutua për hapat që duhet ndërmarrë në procesin e ri zgjedhor për trajtimin e sfidave të paraqitura gjatë atyre proceseve.

Në këtë takim, kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, krahas problemeve të evidentuara sidomos në procesin e fundit zgjedhor me numërimin e votave të kandidatëve për deputetë në disa Qendra Komunale të Numërimit, theksoi rëndësinë për kujdes të shtuar gjatë do faze të përgatitjes së zgjedhjeve, e deri te numërimi dhe certifikimi i rezultateve.

Po ashtu, anëtarët prezentë të KQZ-së dhe ZEKKZ-të, diskutuan sfidat që hasen në nivel lokal gjatë fazave të ndryshme të përgatitjes së zgjedhjeve, si dhe mënyrat e adresimit të tyre.

Në çdo komunë të Republikës së Kosovës, KQZ ka të punësuar të përhershëm Zyrtarët Ekzekutiv të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve (ZEKKZ), të cilët, gjatë periudhës së zgjedhjeve janë Kryesues të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve në komunat e tyre përkatëse.

KKZ janë përgjegjëse për administrimin e zgjedhjeve brenda komunave, nën mbikëqyrjen dhe udhëzimet e KQZ, nëpërmjet Sekretariatit, me qëllim të garantimit të ligjshmërisë, legjitimitetit dhe efikasitetit të procesit zgjedhor.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...