Kosovari ndalohet në Shqipëri tentoi t’i fusë 18 mijë euro të padeklaruara

Kosovari ndalohet në Shqipëri tentoi t’i fusë 18 mijë euro të padeklaruara

Një 36-vjeçar nga Kosova kishte tentuar t’u fuste në Shqipëri 18 mijë euro të pa deklaraura.

Në njoftimin e Policisë së Shtetit thuhet se ai ishte ndaluar derisa në Shqipëri ishte duke hyrë me veturën e tij.

I akuzuari me inicialet D.M. nga Mamusha është nën veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

“Gjatë kontrollit u gjetën 18 000 euro, të cilat ky shtetas po tentonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi”.

“Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin kosovar D. M., 36 vjeç, banues në Mamushë, Kosovë, për veprën penale ‘Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë’”, thuhet në njoftimin e policisë.