Kosova U21 ngjitet në renditjen e UEFA-së
Kombëtarja U21 e Kosovës ka bërë një përparim të rëndësishëm në renditjen e UEFA-së. Tani Dardanët e udhëhequr nga Afrim Tovërlani janë ngjitur në vendin e 33-të në ranglistën e UEFA-së.
Kjo ngritje e konsiderueshme vjen si rezultat i paraqitjeve të mira gjatë ciklit aktual të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.
Ky përparim në renditjen e UEFA-së do të thotë që Kosova do të kalojë nga vazoja e pestë në vazon e katërt në shortin për kualifikimet e ardhshme evropiane.
Ky është një hap i rëndësishëm për Kombëtaren U21, e cila tani do të ketë mundësi më të mira për kualifikimet e ardhshme.