HomeSportKosova U21 e mbyll ciklin me barazim ndaj Finlandës dhe me rekord...

Kosova U21 e mbyll ciklin me barazim ndaj Finlandës dhe me rekord pikësh në kualifikime

spot_img

Kombëtarja e Kosovës U21 e ka përmbyllur të ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian 2027, duke grumbulluar 15 pikë, më shumë se në çdo cikël të mëparshëm kualifikues. Dardanët e rinj e mbyllën garën në vendin e katërt në Grupin A, pas barazimit spektakolar 4:4 ndaj Finlandës U21, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kosova e nisi shumë mirë ndeshjen ndaj Finlandës dhe kaloi në epërsi në minutën e 15-të, kur Medin Gashi realizoi për 1:0.

Dy minuta më vonë, Laurent Xhylani pati mundësinë për ta dyfishuar epërsinë, por nuk arriti të shënonte nga penalltia.

Finlanda e shfrytëzoi këtë mundësi dhe në minutën e 34-t barazoi përmes Arttu Lotjonen.

Kosova reagoi menjëherë dhe vetëm katër minuta më vonë riktheu epërsinë. Lendrit Shala shënoi për 2:1, pas asistimit të Laurent Xhylanit.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë. Finlanda e nisi më mirë pjesën e dytë dhe në minutën e 48-të barazoi në 2:2 përmes Marius Soderback.

Kosova sërish kaloi në epërsi në minutën e 57-të, me golin e dytë personal të Medin Gashit. Finlanda nuk u dorëzua dhe në minutën e 73-të Matias Siltanen shënoi për 3:3. Dardanët e rinj reaguan sërish dhe në minutën e 84-t Faton Ademi realizoi për 4:3.

Megjithatë, Kosova nuk arriti ta ruante epërsinë deri në fund, pasi Onni Helen shënoi në minutën e 90-të për rezultatin përfundimtar 4:4.

Me këtë ndeshje, Kosova U21 e përmbylli një cikël pozitiv, duke vendosur një rekord të ri sa i përket numrit të pikëve të grumbulluara në një fushatë kualifikuese për Kampionatin Evropian.

Në dhjetë ndeshje të zhvilluara, Kosova U21 regjistroi katër fitore, tri barazime dhe tri humbje.

Spanja e përfundoi ciklin në krye të grupit me 27 pikë dhe siguroi kualifikimin për Kampionatin Evropian, ndërsa Finlanda u rendit e dyta me 23 pikë. Rumania përfundoi në vendin e tretë, ndërsa pas Kosovës u renditën Qiproja dhe San Marino.

Lajmet e Fundit

Pedro i jep fund karrierës: refuzon rikthimin në Spanjë

Pedro Rodriguez ka vendosur t’i japë fund karrierës në futbollin profesionist në moshën 39-vjeçare. Ish-sulmuesi...

Çitaku ndan pamje nga viti 2014 në Vatikan, shfaqet krah tre presidentëve

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka ndarë në Facebookun e saj një...

63 minatorë ngujohen në horizontin e 11-të Trepçës

63 minatorë të Trepçës janë ngujuar në horizontin e 11-të të Trepçës. Komandanti i Zjarrfikësve...

Justina Shiroka-Pula inaugurohet Presidente e Republikës së Kosovës

Sot u zhvillua ceremonia solemne e inaugurimit të Presidentes së Republikës së Kosovës, Shkëlqesisë...

Më të lexuarat

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...

Dhomat e Specializuara vs. Pavarësisë së Kosovës

Valon Murati Se qasja e Dhomave të Specializuara ka qenë së paku thënë e çuditshme...

ZGJIMI I DHIMBSHËM…

Pandeli Majko  Vendimi i datës 16 shtator në gjykatën e Hagës ka tejkaluar kufijtë e...