Kombëtarja e Kosovës U19 në konkurrencën e vajzave ka pësuar humbje në miqësoren e dytë kundër Maqedonisë së Veriut, e zhvilluar sot në Kampin Nacional të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) në Hajvali.
Ndeshja përfundoi me rezultat 3:1 në favor të mysafireve, pas barazimit 1:1 në përballjen e parë mes dy përfaqësueseve.
Dy ndeshjet miqësore i shërbyen përzgjedhëses së Kosovës, Albina Rrahmani, për të provuar skema dhe alternativa të ndryshme, si dhe për të vlerësuar formën e lojtareve.
Këto përballje ishin pjesë e përgatitjeve të Dardaneve U19 në prag të ndeshjeve kualifikuese, të cilat i presin muajin e ardhshëm.

