Kosova U-21 mëson kundërshtarët në kualifikimet për Euro 2027

Kosova U-21 mëson kundërshtarët në kualifikimet për Euro 2027

Kombëtarja e Kosovës U-21 ka mësuar kundërshtarët në rrugëtimin drejt EURO 2027.

Në shortin e tërhequr sot në selinë e UEFA-s, Dardanët U21 janë përfshirë në Grupin A kualifikues së bashku me Spanjën, Rumaninë, Finlandën, Qipron dhe San Marinon.

Ndeshjet kualifikuese të Grupit A fillojnë nga shtatori 2025 e luhen deri në tetor 2026.

Ndeshjen e parë Kosova e luan si mysafire e Rumanisë, më 5 shtator, e më 9 shtator luan në shtëpi kundër favoritit të grupit, Spanjës.

Më pas më 14 tetor luan sërish në shtëpi kundër San Marinos, ndërkaq vitin e përmbyll me dy ndeshje si mysafire kundër Qipros dhe Finlandës, më 14 e 18 nëntor.

Më pas rikthehet në mars të 2026 sipas këtij kalendari: Kosovë-Rumani (27 mars), Spanjë-Kosovë (31 mars), San Marino-Kosovë (25 shtator), Kosovë-Qipro (30 shtator) dhe Kosovë-Finlandë (6 tetor).

Për të arritur në fazën finale të EURO 2027, Kosova duhet të jetë fituese e grupit ose përmes fazës së play-off-it si e dyta e grupit, që zhvillohet në nëntor të vitit 2026.