Kosova të enjten mëson kundërshtarin e fazës së parë kualifikuese për Botëror

Kosova të enjten mëson kundërshtarin e fazës së parë kualifikuese për Botëror

Të enjten do të caktohet kundërshtari i parë i Kombëtares së Kosovës në kualifikimet për Kampionatit Botëror të hendbollit të vitit 2027.

Shorti për fazën e parë kualifikuese për Botërorin e hendbollistëve tërhiqet nga ora 15:00 në Vjenë.

Në fazën e parë kualifikuese paraqiten gjashtë ekipe kombëtare.

Në short, Kombëtarja jonë është bartëse, së bashku me Turqinë dhe Luksemburgun.

Ndërkohë Letonia, Qipro dhe Britania e Madhe janë në vazon e dytë të shortit.

Kosova do të përballet me njërën prej këtyre tri ekipeve kombëtare.

Synimi natyrisht do të jetë kalimi me sukses i fazës së parë kualifikuese.

Gjithsej janë tri faza kualifikuese, ndërsa ndeshjet e fazës së parë kualifikuese janë më 29/30 tetor dhe 1/2 nëntor të këtij viti.